Zbulime të reja në Akropolin e Butrintit/ Për herë të parë gërmohet muri rrethues i qytetit

Zbulime të reja në Akropolin e Butrintit/ Për herë të parë gërmohet muri rrethues i qytetit

Kërkimet arkeologjike në Akropolin e Butrintit po zbulojnë shtresa të reja dhe të panjohura të historisë së qytetit antik.

 

Në kuadër të projektit “Topografia Urbane e Butrintit në Antikitetin e Vonë dhe Mesjetë”, për herë të parë në historinë e kërkimit shkencor në këtë sit, fokus i gërmimeve është bërë muri rrethues i qytetit të sipërm. 

 

Ky kërkim synon të hedhë dritë mbi programet fortifikuese dhe organizimin urban të Butrintit në etapa të ndryshme të zhvillimit të tij.

 

Gërmimet e fundit ofrojnë të dhëna të rëndësishme stratigrafike që mundësojnë datimin e saktë të murit rrethues. 

 

Ky zbulim ofron një lexim më të qartë mbi ndryshimet urbane të Butrintit gjatë mijëvjeçarit të fundit të jetës së tij, konkretisht midis shekujve V dhe XV të erës sonë.

 

Projekti është ndërmarrë nga Instituti i Arkeologjisë pranë Akademisë së Shkencave dhe mbështetet financiarisht nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit.

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy