“HBO Max”, shërbimi i ardhshëm i transmetimit nga “WarnerMedia i AT&T Inc”, ka siguruar të drejtat ekskluzive pesëvjeçare të transmetimit në Shtetet e Bashkuara të të gjitha 12 sezonet e komedisë-hit "The Big Bang Theory".
E renditur si komedia nr.1 në televizionin amerikan për shtatë vitet e fundit, shfaqja ka mbledhur një audiencë prej rreth 20 milionë njerëzish.
Të gjitha episodet, 279, do të jenë në dispozicion të “HBO Max” për pranverën e vitit 2020, tha “WarnerMedia” në një deklaratë.
Shfaqja për katër shkencëtarë të shkëlqyer, por pa aftësi shoqërore që i bëri të lezetshëm e të modës të çuditshmit dhe guhakët e librave komikë në kulturën pop, filloi në 2007 dhe në vazhdim fitoi 10 çmime “Emmy”, katër prej të cilëve i mori Jim Parsons për portretizimin e teoricienit të fizikës, të çuditshmit Sheldon Cooper.
Me kalimin e viteve, seriali përfshiu në shfaqjet e tij emra të famshëm: fizikanin teorik britanik Stephen Haëking, shefin ekzekutiv të “Tesla” Elon Musk, bashkëthemeluesin e “Apple” Steve Wozniak, astronautin Buzz Aldrin, aktorët e “Star Trek” William Shatner dhe George Takei, dhe legjendën e komikëve Marvel Stan Lee.
Fitimi për të drejtat e shfaqjeve të tilla që kanë fituar popullaritet janë bërë të shtrenjta në një industri të mbushur me transmetime nga “Netflix Inc”, Prime Video të “Hulu” e “Amazon.com. Edhe “Walt Disney Co” dhe “Apple Inc” kanë njoftuar për shërbime të tyre të transmetimit.
Të drejtat për "The Big Bang Theory" vlejnë rreth 500 milionë dollarë, raporton “Wall Street Journal”.
“WarnerMedia” nuk pranoi të komentojë detajet financiare të marrëveshjes.
Në korrik, HBO Max, mori të drejtat për ritransmetimin e serialit televiziv aq popullor "Friends" në vitin 2020, duke ia marrë shfaqjen rivalit “Netflix Inc”. /Reuters/



