Isopolifonia promovohet në Gjirokastër/ Nis aktiviteti “Iso mbi kalldrëm”

Isopolifonia promovohet në Gjirokastër/ Nis aktiviteti “Iso mbi kalldrëm”

“Iso mbi kalldrëm “ titullohet aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Gjirokastrës i cili po prezanton për artdashësit dhe turistët vlerat e traditës dhe këngës popullore.

“Iso mbi kalldrëm” ka çelur siparin në edicionin e tij të dytë në pazarin e Gjirokastrës.

Eventi është konceptuar  te jetë prezent përgjatë gjithë fundjavave të gushtit duke shpalos vlera të isopolifonisë, në mjedise të ndryshme publike të pazarit të Gjirokastrës.

Grupet polifonike të qytetit dhe rrethinave do të promovojnë isopolifoninë nëpërmjet motiveve të vjetra dhe reja të kësaj trashëgimie të mbrojtur tashmë nga UNESCO.

Artistët popullorë përfshijnë në këngë edhe vizitorët e turistët duke i udhëzuar të realizojnë ison e këngëve.

Polifonia mbi kalldrëm është duke u ndjekur me kuriozitet dhe interes për shkak të atmosferës që krijon por edhe për kostumet tradicionale që e shoqërojnë duke i dhënë ngjyra të veçanta  netëve të gushtit në pazarin karakteristik.

Grupi ‘Ergjëria’ dhe drejtuesi i tij Arjan Shehu thanë për MCN tv, se kjo eksperience është shumë e vlefshme për grupin por dhe vetë këtë zhanër në përhapjen e tij dhe mbajtjen gjallë ndër breza.

Isopolifonia u shpall nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë gojore të njerëzimit, më 25 Nëntor të vitit 2005.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy