Mjeshtri i madh dhe artisti i merituar, Zhani Ciko thotë se muzika në dallim nga artet e tjera fillon në një moshë shumë të re, ndonjëherë dhe para moshës shkollore.
Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se në muzikë duhet më shumë vëmendje te ana identitare e jona.
Sipas tij, nuk mund të bëhesh artist i madh nëse nuk këndon edhe gjehën tënde dhe se nuk mund të jesh përfaqësues i kombit, në një skenë që nuk është e jotja.
Fëmija duhet ta fillojë sa më parë muzikën, se për ta lënë ka kohë gjithë jetën. Gjithçka nisi nga familja ime, ku nëna ime ishte një nga spikeret e para për programet muzikore në radio. Në këtë bisedë të lidhur me muzikën dhe artin, atje ndjen dhe ushqehet. Dhe ti kërkon t’iu ngjash sa më shumë prindërve. Çdo gjë ka ardhur natyrshëm.
Unë kam studiuar për violinë, im atë ishte këngëtar. Im atë asnjëherë nuk më ka bërë komplimente, madje më thoshte se duhet të mendosh se ka më mirë se unë. Nuk ia justifikoja vetes nëse nuk merrja rezultatin më të mirë të mundshëm.
Nga ana tjetër, kufizimi i artit në komunizëm na bënte që të mendonim për një profesion të dytë, madje një herë në javë shkonim te Uzina Enver, për të mësuar një zanat.
Zhvillimi është në natyrën njerëzore dhe kjo është diçka normale dhe fluksi i muzikës vetvetiu lëviz, gjithmonë ka diçka të re. Por duhet më shumë vëmendje te ana identitare e jona.
Ta njohësh një pjesë muzikore në bibliotekë nuk është njëlloj, se muzika është bërë të ekzekutohet. Nuk mund të bëhsh artist i madh nëse nuk këndon dhe gjuhën tënde.
Nuk mund të jesh përfaqësues i kombit, kur ti nuk shihesh në një skenë që i shërben dhe veprave tona, se krijimtaria jonë ka nevojë për promovim. Ne jemi akoma mbrapa.



