UNUM Festival në Shëngjin/ Pjesëmarrës të njohur të muzikës elektronike në Ballkan deri më 8 qershor

UNUM Festival në Shëngjin/ Pjesëmarrës të njohur të muzikës elektronike në Ballkan deri më 8 qershor

Ka nisur mbrëmë nata e parë e UNUM Festival në Shëngjin, duke sjellë energjinë e muzikës dhe detit në Ranën e Hedhun.

 

Festivali ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e kthyer bregdetin në një skenë ndërkombëtare dhe Shëngjinin në një qendër të rëndësishme turistike. 

 

UNUM Festival është një nga festivalet më të njohura të muzikës elektronike në Ballkan, zhvillohet çdo vit në zonën e Ranës së Hedhun, pranë Shëngjinit, dhe ndërthur muzikën house dhe techno me natyrën e bukur, pyllin e pishave dhe detin.

 

UNUM Festival ofron muzikë 24 orë pa ndërprerje, emocione dhe një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit gjatë 5 ditëve të zhvillimit të tij, deri më 8 qershor. 

 

Emra të njohur ndërkombëtarisht të muzikës elektronike, si &ME, Ricardo Villalobos, Ben Klock, DJ Tennis, Richy Ahmed dhe të tjerë, janë pjesë e UNUM Festival 2026, që mbahet në bregdetin e Shëngjinit. 

 

Risia e këtij viti është një skenë e katërt sekrete, me performanca të paparalajmëruara nga artistë të njohur dhe talente të reja ballkanike, që do të zhvillohet në lokacione të ndryshme brenda festivalit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy