“Tingujt e një udhëtimi” në TKOB, koncert i pianistit të njohur italian Giovanni Bertolazzi

“Tingujt e një udhëtimi” në TKOB, koncert i pianistit të njohur italian Giovanni Bertolazzi

Në kuadër të Javës Kulturore Italiane, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit mirëpret një mbrëmje të jashtëzakonshme muzikore, ku emocionet do të flasin përmes tingujve të pianos dhe orkestrës.

Më 6 qershor, pianisti i njohur italian Giovanni Bertolazzi, i shoqëruar nga Orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit, nën drejtimin e maestros Andrea Solinas, do të ngjitet në skenën e TKOB për të interpretuar një program të pasur dhe të rafinuar të muzikës klasike.

Repertori do të përfshijë vepra të njohura nga Verdi, Puccini e Tchaikovsky, si dhe një premierë absolute për publikun shqiptar: “Alla valle del fiume Crati”, një kompozim i kompozitorit arbëresh Salvatore Frega.

Ky koncert sjell në skenën shqiptare hijeshinë dhe madhështinë e traditës muzikore italiane, falë mbështetjes së Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.

Në kuadër të kësaj vizite kulturore, kompozitori Salvatore Frega dhe pianisti Giovanni Bertolazzi do të zhvillojnë gjithashtu një masterclass për studentët e Universitetit të Arteve, duke ndarë përvojën dhe vizionin e tyre artistik me brezin e ri të muzikantëve shqiptarë.

Koncerti nis sonte në ora 20:00. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy