
Aktorja fituese e çmimit "Oscar", Viola Davis, do të portretizojë Obamën në “First Ladies" (Zonjat e Para), në seritë televizive që paraqesin gratë e presidentëve amerikanë përgjatë historisë.
Obama, Eleanor Roosevelt dhe Betty Ford do të jenë në fokusin e serisë së parë, të shkruar nga romancieri Aaron Cooley.
“Zonjat e Para” synon të pasqyrojë jetën personale dhe politike të bashkëshorteve të presidentëve.
Do të tregojë gjithashtu se sa vendime të mëdha politike u morën në krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë, ku rrinë Zonja e Parë dhe stafi i saj. Obamat kaluan tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë, që nga 2008 deri në 2016.
Michelle Obama e ka takuar aktoren në disa raste. Në vitin 2017, Davis postoi për Obamën në Facebook, një foto bashkë duke shkruar: "Uroj që të vazhdoni të shkëlqeni me dritën tuaj dhe të ndikoni në brezat e ardhshëm që do të vijnë".
Davis fitoi çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë në vitin 2017 për “Fences”. /BBC/



