Qyteti grek i mëndafshit i rikthehet botës së modës (VIDEO)

Qyteti grek i mëndafshit i rikthehet botës së modës (VIDEO)

Qyteza e vogël verilindore e Suflit në Greqi është zona e parë e prodhimit të mëndafshit në Evropë. Dikur, me një numër të madh fabrikash të përpunimit të mëndafshit, tradita u zbeh pas Luftës së Dytë Botërore, por tani po rigjallërohet sërish.

Qyteza e vogël e Souflit në Greqi është vendi i parë i prodhimit të mëndafshit në Evropë.  Qyteti i ftohtë, i izoluar verilindor grek i Souflit ka qenë një qendër kyçe për prodhimin e mëndafshit që nga shekulli i 19-të dhe zona e parë në Evropë për kultivimin e krimbave të mëndafshit, pasi u trafikuan nga murgjit bizantinë nga India në shekullin e 6-të pas Krishtit.

Megjithatë numri i fabrikave filloi të bjerë pas Luftës së II Botërore, kur përpunuesit e tekstilit iu kthyen materialeve më të lira sintetike. Tashmë, ky qytet po i rikthehet sërish traditës së përpunimit të mëndafshit, duke e gjetur veten në industrinë e modës në botë, pasi mëndafshi është një material që përdoret kudo në këtë industri.

Përgjatë fundit të shekullit të 19-të mëndafshi ka luajtur rol të rëndësishëm në historitë familjare të pothuajse të të gjithë atyre që kanë origjinën nga Soufli dhe pothuajse çdo shtëpi në këtë vend është e pajisur me një vegjë. Në kulmin e saj, fabrika lokale Givre (e mbyllur në vitet 1960) eksportoi mëndafsh deri në qytetet franceze të Lyon dhe Bordeaux. Industria e ka mbështetur qytetin prej rreth 4.000 banorësh për dekada të tëra, megjithëse numri i fabrikave ka rënë pas Luftës së Dytë Botërore.

Në qytet ekzistojnë dy fabrika, të cilat transportojnë produkte mëndafshi drejt Bullgarisë, Sllovakisë dhe Qipros, si dhe marrin porosi për dizajne nga stilistët britanikë. Në zonë ka ende shumë pemë mani, gjethet e të cilit hahen nga krimbat  për të prodhuar mëndafsh, si dhe ka katër muze lokalë dedikuar industrisë së mëndafshit, ndërsa qyteti po kërkon mundësi të tjera zhvillimi si destinacion turistik. Me të ardhmen e pasigurt të prodhimit kinez të mëndafshit, prodhuesit lokalë mendojnë se kjo është mundësi për Evropën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy