
Periudha e festave është koha ideale për t’u ulur përpara ekranit dhe për të shijuar jo vetëm ushqimet tradicionale, por edhe filmat. Por cilët janë filmat që nuk duhen humbur gjatë kësaj periudhe festive dhe cilat janë risitë kinematografike që mbyllin vitin 2025?
Klemi Sinakoli, menaxher marketingu, tha për MCN Informacion se dy nga filmat më të rëndësishëm të fundvitit, të cilët sipas tij nuk duhen humbur, janë “SpongeBob” dhe “The Housemaid”.
Filmat që nuk duhet humbur këtë fundvit janë ‘SpongeBob’ dhe ‘The Housemaid’.
Janë dy nga prodhimet e fundit kinematografike të vitit 2025”.
“SpongeBob” shënon rikthimin e një prej personazheve më të dashura të animacionit, me të cilin janë rritur disa breza.
Filmi ka nisur shfaqjen në kinema dhe vjen në një format 3D më inovativ dhe modern, me teknologjinë më të fundit, por duke ruajtur të njëjtin koncept dhe frymë që e ka bërë të famshëm personazhin.
Ndërkohë, “The Housemaid” është ekranizimi i romanit bestseller “Shërbëtorja”, një nga librat më të shitur në botë dhe në Shqipëri.
Filmi i përket zhanrit thriller dhe pritet me interes të madh nga publiku.
Sipas Sinakolit, me këta dy filma mbyllet viti 2025 në botën e kinemasë, një vit që ka ofruar prodhime të larmishme, nga filmat e animuar për fëmijë deri te thriller-at dhe filmat horror për publikun e rritur.



