Edicioni i tretë i Bienales së Akuarelit/  400 artistë prezantojnë veprat e tyre në Tiranë

Edicioni i tretë i Bienales së Akuarelit/ 400 artistë prezantojnë veprat e tyre në Tiranë

Ka hapur punimet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit “Self –Portrait”, me kurator Helidon Halitin, në Muzeun Historik Kombëtar.  Me veprave të tyrë origjinale, janë prezentuar 400 artistë ndërkombëtare dhe jo vetëm, që vijnë nga më shumë se 60 vende të botës.

Në fjalën e tij përshëndetëse , në ceremoninë e hapjes, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se është një privilegj të kemi për të dytën herë Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit, ku reflektohet qartësisht kualiteti, si dhe vlerat artistike të artistëve nga e gjithë bota.

Kjo ekspozitë është një mundësi e shkëlqyer për të sjellë në Tiranë artistë nga më të mirët dhe për të promovuar pikturën me bojëra uji si dhe për të kthyer dhe njëherë vëmendjen tek zhanri i artit pamor në Shqipëri.

Përgjatë aktivitetit u dhanë dhe disa çmime, medalje dhe çertifikata për artistët shqiptarë dhe të huaj.

Të gjitha veprat e realizuara nga artistë të ndryshëm do të qëndrojnë të ekspozuara për publikun deri më 30 Tetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy