04-08 mars/ Nis “Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare

04-08 mars/ Nis “Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare

 FemFEST është një festival feminist arti dhe kulture i krijuar nga BASH ART.

Ky festivali ringjall qëllimin fillestar të 8 Marsit duke bërë thirrje për arritjen e plotë të të drejtave të grave. FemFEST synon të transformojë normat tradicionale gjinore dhe shoqërore, që minojnë arritjen e barazisë së plotë për gratë.

“Fem Fest” është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse, debatesh, këngë, muzikë, ekspozitë, sfilata dhe një protestë këpucësh të kuqe.

Pjesë e këtij festivali që zhvillohet në Tiranë, në datat 4-8 Mars, janë  artiste, aktiviste, shkrimtare, politikane dhe këngëtare të cilat nëpërmjet zhanreve të ndryshme të artit do t’u japin zë edhe problemeve që nuk fliten, apo atyre që nuk dëgjohen.

Festivali nis sot prej orës 10 dhe do të zgjasë 4 ditë. Ai do të realizohet në ambientet e Destil si dhe ArTurbina.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy