“Tre Tenorët Spanjollë” është koncerti gala që do të vijë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Për publikun do të interpretojnë tenorët Ignacio Encinas, Oscar Encinas dhe Albert Deprius.
Të ftuar në këtë mbrëmje janë edhe artistë shqiptarë, si Ramona Tullumani, Denis Skura dhe Ekland Hasa, të cilët do të performojnë të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, nën dirigjimin e Leonardo Quadrini.
Koncerti gala në skenën e TKOB-it nis në orën 19:00.



