Ceremonia e hapjes së panairit të 20-të të Librit në Tiranë ka shënuar një incident të vogël. Kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri ka harruar të përshëndesë ambasadorin e Kosovës ndërsa ky i fundit i përgjigjet që më mirë mos ta kishte përshëndetur pasi kjo është hera e 3-të që lihet në harresë në këtë aktivitet.



