
Autobiografia e ish-zonjës së parë amerikane Mishel Obama ka thyer rekord shitjeje. Në më pak se 2 javë janë shitur 2 milionë kopje, duke kapërcyer dhe librin e debatueshëm “zjarr dhe furi” të majkëll ullf.
Autobiografia e Mishel Obamës "Bikaming" është bërë libri më i shitur i vitit në Shtetet e Bashkuara, duke tejkaluar "Zjarri dhe Furi" të Michael Wolff apo dhe botime të tjerë. I cilësuar si reputacioni i ish-zonjës Michelle Obama është bërë libri më i shitur i lëshuar këtë vit në shtetet e bashkuara në vetëm 15 ditë pas botimit. Sipas raportimeve nga bukskan, ajo ka shitur më shumë se dy milionë kopje në shtetet e bashkuara të amerikës por edhe Kanada. Por nga ana tjetër
Thuhet se libri është gjithashtu një bestseller në shumë vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Korenë dhe Afrikën e Jugut. Autobiografia është cilëesuar si një dritare në jetën personale të Obamas para, gjatë gjithë dhe pas kohës së tyre në Shtëpinë e Bardhë, si zonja e parë afrikano-amerikane dhe presidenti i parë me ngjyrë amerikan Barak Obama.
Në të, Zonja Obama zbulon vështirësi në martesën e saj me bashkëshortin barak obama, duke zbuluar detajet se si çifti ka përjetuar një abort dhe më vonë ka përdorur fertilizimin in vitro (IVF) për të konceptuar dy fëmijët, Malia dhe Sasha.
54-vjeçarja në libër kritikon gjithashtu Presidentin aktual amerikan Donald Trump, duke shkruar se ajo kurrë nuk mund ta falë atë për "rrezikun e sigurisë së familjes saj" në lidhje me mbrojtjen e teorisë së "birter" se burri i saj nuk ka lindur në SHBA dhe kështu që nuk ishte një president legjitim i shteteve të bashkuara të amerikës. Kjo e ka bërë që bikaming të jetë bestseller. Nëse libri zjarr dhe furi shiti mbi 1 milionë kopje dhe frika e bob uduard shiti thuajse 900 mijë kopje, libri I mishel obamës I ka kapërcyer dyfishinin e tyre.



