"The Irishman", një revolucion i mënyrës së të bërit dhe të parit kinemaa mund të jetë filmi i fundit i Martin Scorsese. Kështu ëshë shprehur vetë regjisori amerikan për “Guardian”: "E di që jam në fund të një rrugëtimi të gjatë-të gjatë... Nuk e di se sa filma ende mund të xhiroj. Ndoshta ky do të jetë i fundit ”, u shpreh Scorsese për gazetën britanike, e cila e ka kurorëzuar “The Irishman” punën më të mirë të kinemasë së vitit 2019.
Nuk është vetëm çështje e viteve, edhe ato nuk janë pak: "Ne jemi të gjithë në fund të jetës sonë", tha 77-vjeçari Scorsese, duke iu referuar gjithashtu yjeve të tij, Robert De Niro, Joe Pesci dhe Al Pacino, dhe duke theksuar se në moshën e tij "koha ka vlerën maksimale". “Problemi i vërtetë - dhe këtu Scorsese është rikthyer në një polemikë të nisur në tetor - është se kinematë janë peng i filmave superhero dhe nuk ka hapësirë për asnjë lloj tjetër filmi". Ai shtoi se nëse ky do të ishte filmi i tij i fundit, ideja ishte të paktën ta xhironte dhe më pas ta shfaqte në Teatrin Kombëtar të Filmit në Londër dhe në Kinematiken në Paris. /Ansa/



