Java e Ali Pashës ka gjallëruar qytetin e Tepelenës. Duke vijuar traditën si çdo vit, janë organizuar një seri aktivitetesh ku në fokus është emblema e këtij qyteti Ali Pasha.
Një panair veshjesh popullore të Tepelenës ku kryesonte kostumi i Ali i Pashës ishte ai që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, duke vijuar me artin kulinar tipik të zonës.
Artizanët pjesëmarrës pohojnë se të tilla panaire apo aktivitete duhet të zhvillohen më shpesh sepse i ndihmojnë në promovim por edhe në shitje të produkteve të tyre.
Në kuadër të javës së Ali Pashës u zhvillua dhe simpoziumi ku morën pjesë personalitete të cilët komentuan jetën dhe veprimtarinë e tij.
Jehona e lavdisë së Ali Pashës është rrënjosur thellë në themele të këtij qyteti por edhe njerëzve. Ndërsa të tilla aktivitete i japin më shumë zhvillim qytetit në aspektin kulturor turistik dhe ekonomik.



