
Sir Elton John ka dalë në mbrojtje të Harry dhe Meghan kundër njerëzve të rrjetit dhe aktivistëve të mjedisit, të cilët e akuzojnë çiftin mbretëror për hipokrizi, ngaqë kanë përdorur avionë privatë. Një ambientalist shumë i angazhuar, ylli i rokut zbulon se është ai vetë që ka paguar për një nga fluturimet e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, së bashku me djalin e tyre Archie Harrison Mountbatten-Windsor, në mënyrë që ata të mund "të ruanin një nivel të lartë mbrojtjeje të domosdoshme".
Për momentin Pallati i Buckingham-it nuk ka bërë asnjë koment, por Elton John vuri në dukej në mediat sociale se fluturimi i fundit i ofruar për Harry-n dhe Meghan-in për një qëndrim të shkurtër në mega-vilën e tij në Nice ishte “karbon neutral” që do të thotë emetim zero në mjedis.



