Përkujtohet Hasan Prishtina, ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Përkujtohet Hasan Prishtina, ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Është përkujtuar vrasja tragjike e Hasan Prishtinës, ideolog dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përfaqësues i lëvizjes për një shtet demokratik në Shqipëri dhe njëri nga frymëzuesit kryesorë të idesë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar. Lindi në vitin 1873.

Kreu gjimnazin francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës, e njohur me emërtimin “Mylkije”, në Stamboll.

U zgjodh tri herë deputet në Parlamentin osman dhe mbrojti me forcë të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Hasan Prishtina, Ismail Qemali e patriotë të tjerë shqiptarë ishin nismëtarët e organizimit të kryengritjes kundërosmane të shqiptarëve të vitit 1912. Ishte ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, organizator i kryengritjes shqiptare kundër shtetit serb në shtator të vitit 1913, u zgjodh ministër në qeverinë e Turhan Pashë Përmetit gjatë periudhës së mbretërimit të shkurtër të Princ Vidit, ndërsa në vitet 1916-1918 bashkëpunoi me autoritetet austro-hungareze me qëllim që të përfitonte nga ndonjë rrethanë e përshtatshme për të realizuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ishte njëri nga drejtuesit kryesorë të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në vitin 1921 u zgjodh deputet në Këshillin Kombëtar. Drejtoi qeverinë shqiptare për një periudhë disaditore në dhjetor të vitit 1921. Gjatë viteve 1922-1933 ishte një nga përfaqësuesit kryesorë të opozitës, i cili kundërshtoi mënyrën e qeverisjes së Ahmet Zogut. Gjatë gjithë periudhës së viteve ’20 të shekullit të kaluar njëri nga ideologët kryesorë të tezës: “Pa Kosovë nuk ka Shqipëri”.

U vra në Selanik më 14 gusht 1933. Në vitin 1977, eshtrat e Hasan Prishtinës u sollën në Shqipëri dhe u rivarrosën në Kukës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy