
Aktori i njohur shqiptar Gjergji Lala është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Ai ka ndërruar jetë në një spital në Itali, ku jetonte prej vitesh.
Gjergji Lala ishte një nga emrat e njohur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, me një karrierë të pasur artistike dhe një kontribut të çmuar në artin skenik dhe filmik.
Publiku e kujton Gjergji Lalën veçanërisht për rolin e Mihal Gramenos, në krah të Timo Fllokos, te filmi “Liri a Vdekje” i regjisorëve Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj (1979), në filmin “Kush vdes në Këmbë” (1985), “Lumi që nuk shteron”, “Gjurmë në kaltërsi”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Dy krisma në Paris” etj.
Përveç angazhimeve në Shqipëri, Lala jetoi dhe punoi për shumë vite në Itali, ku mori pjesë në filma dhe telefilma të ndryshëm, duke vijuar aktivitetin e tij artistik edhe jashtë vendit.
Kontributi i tij do të mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së kinematografisë dhe teatrit shqiptar.



