
Një dokumentar i ri për jetën e Whitney Houston pretendon se këngëtarja ishte abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë nga kushërira e saj, muzikante e ‘soul’, Dee Dee Warwick.
“Whitney”, me regji nga kineasti skocez Kevin Macdonald, u shfaq premierë në festivalin e filmit të Kanës të enjten. I përshkruar si historia e superstarit global, filmi përmban intervista me shumë të afërm të Houston dhe miq të afërt, dy prej të cilëve dëshmojnë kundër Warwick.
Gjysmë-vëllai i Houston, ish basketbollisti i NBA Gary Garland-Houston, pohon se si ai dhe Hjuston u abuzuan seksualisht nga Ëarëick kur ai ishte midis moshës shtatë dhe nëntë vjeç. Hjustoni në atë kohë ishte një fëmijë i vogël. Kjo mbështetet nga ndihmësja e Houston, Mary Jones (shpesh e referuar si "Hallë Mari"), e cila thotë se këngëtarja i ka treguar se ishte abuzuar seksualisht në moshë të re nga një grua.
Filmi, i cili do të fillojë të shfaqet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA më 6 korrik sjell të dhëna edhe për martesën e Houston me Broën, thashethemet mbi marërdhënien e saj me drejtorin e saj kreativ Robyn Crawford etj.
Houston u gjet e vdekur në vaskë në vitin 2012 në moshën 48 vjeçare. Një nga këngëtaret më të suksesshme botërore në vitet 1980 dhe 90-të, Hjuston numëron më shumë se 170 milion albume të shitur, pa përmendur edhe suksesin e fituar nga interpretimi në filmin “The Bodyguard” me Kevin Costner. Por në vitet e fundit të jetës, Houston luftoi me varësinë e saj nga droga dhe alkooli, gjë që e bëri të paaftë të interpretonte siç duhet.



