Ka kaluar çerek shekulli që prej vdekjes së Freddie Mercury , në 24 nëntor 1991 nga një bronkopneumoni e rënduar si pasojë e SIDA-s.
Nuk do të bëhem një yll i rrokut, po do të bëhem një legjendë”, kështu i tha Freddie Mercury mikut të tij të tastierës Chris Smith në 1969 ndërsa po pinin një birrë në një pub londinez.
Farookh Bulsara (emri i lindjes) nuk e kishte imagjinuar që do të bëhej një nga këngëtarët më të mëdhenj të shekullit të XX-të. Bashkë me Roger Taylor, Brian May dhe John Deacon i dhanë botës një nga grupet muzikore më të mëdha të historisë së muzikës, ishte vitit 1970: dhe grupi quhej Queen.
Me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së Mercury ka dalë në 22 nëntor “Somebody to Love: The Life, Death and Legacy of Freddie Mercury”, libri i Matt Richards dhe Mark Langthorne që tregon jetën, vdekjen e legjendës dhe mitit të Queen.
Pas shumë viteve, po përgatitet edhe flimi që do titullohet “Bohemian Rhapsody”. Mercury do të interpretohet nga Rami Malek (Mr. Robot), ndërsa Brian May dhe Roger Taylor (kitarist dhe baterist i Queen) do të jenë bashkëproducentë të filmit. Skenari i është besuar Anthony McCarten.



