Hap siparin “Balkan Film Food Festival” në Pogradec, konkurrojnë 35 filma nga Ballkani

Hap siparin “Balkan Film Food Festival” në Pogradec, konkurrojnë 35 filma nga Ballkani

Nga sot deri më 5 shtator, nis në Pogradec edicioni i edicioni i 11-të i festivali ballkanik të filmit që do të sjellë produksione të ndryshme filmash shqiptarë dhe të huaj.

Rreth 35 filma, pjesëmarrës nga Greqia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kroacia janë në konkurrim në edicionin e 11-të të “Balkan Film Food Festival”.

Filmi “Liqeni im” me skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvani do të çelë edicionin e 11-të të “Balkan Film Food Festival”.

Drejtori artistik i festivalit, Eno Milkani, ka thënë se këtë vit festivali, nga rreth 35 filma nga vendet e Ballkanit, ka në program edhe katër filma artistikë me metrazh të gjatë.

Fatos Baxhaku është një nga krijuesit e festivalit dhe ky është viti i dytë që “Balkan Film Food Festival” zhvillohet pa të.

Në festival filmat me metrazh të shkurtër janë të ndarë në dy seksione. Seksioni i parë dhe i dytë, janë të ndarë në nënkategori, film student, film i shkurtër i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, film dokumentar dhe fiction, dhe filma vizatimor.

Juria me anëtarë të huaj do të vlerësojë filmat që janë në konkurrim në këtë edicion. Në juri këtë vit janë Vincenzo Filippo, producent “Lupin Film Itali”, Eloise Verekeen aktore nga Franca dhe Marco Cicolini “Artinvita Festival Selector”, Itali.

Çmimet do të jenë si çdo vit, “Filmi artistik me metrazh të gjatë më i mirë”, “Filmi artistik më i mirë i shkurtër”, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy