
Restaurimi i një pikture të shekullit XV ka zbuluar "fytyrën njerëzore të një qengji", duke habitur kritikët e artit. Altari i Gentit, i pikturuar nga Hubert dhe Jan Van Eyck në 1432, ka mahnitur botën e artit për shekuj. I vendosur në Katedralen e Shën Bavos në Gent, Belgjikë, piktura shihet si e para në vaj që fitoi famë botërore.
Që nga viti 2012, një projekt prej 2.2 milionë eurosh për ta restauruar veprën artistike po zbatohet në një muze në Belgjikë.
Në fazën e dytë të projektit, i cili përfundoi muajin e kaluar, restauruesit bënë disa zbulime të papritura.
Restauruesit zbuluan se paneli qendror i veprës së artit, i njohur si Adhurimi i Qengjit mistik, ishte pikturuar në shekullin XVI. Një tjetër artist kishte ndryshuar Qengjin e Zotit, një simbol për Jezusin, i përshkruar në qendër të panelit. Tani që restauruesit kanë pjesën e pikturuar për së dyti, ata kanë zbuluar "shikimin intensiv " të qengjit.

Hélène Dubois, drejtuese e projektit të restaurimit, i tha Gazetës Arti që qengji ka një "ndërveprim më të fortë me shikuesit".
Ajo tha se mënyra si është paraqitur qengji, i cili largohet nga stili natyralist i pikturës, kërkon më shumë hulumtime. Restaurimi u përfundua në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, por rezultatet e tij tërhoqën vëmendjen e mediave vetëm kohët e fundit.
Ashtu si ekipi i restaurimit, edhe të tjerët kanë shprehur habi në fytyrën e qengjit.

Qengji ka një fytyrë shumë të ngjashme me njeriun, me "sy depërtues, të afërt, buzë të plota rozë dhe hundëve të theksuar", është përshkrimi në revistën “Smithsonian”.
Edhe në mediat sociale, qengji është parë si “i frikshëm” nga disa dhe u krahasua me një "krijesë të huaj". Disa thanë se mendonin se do të ishte më mirë të mos restaurohej fytyra origjinale e qengjit.



