Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi, “konfirmojnë” lidhjen e tyre përmes fotove të para

Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi, “konfirmojnë” lidhjen e tyre përmes fotove të para

Rita Ora dhe  Taika Watiti së fundmi janë folur për një lidhje të re dashurie.

Artistja dhe aktori i njohur janë fotografuar për herë të parë së bashku gjatë pushimeve të tyre në Sydney, shkruan Daily Mail. Regjisori i “Jojo Rabbit” dhe këngëtarja shqiptare u fotografuan duke dalë nga shtëpia e Waititi në Bondi Beach të Sidneit për të ngrënë mëngjes.

Të dytë së bashku janë parë duke pirë kafe, e më pas e kanë vazhduar pushimin e tyre në një restorant ushqimi.

Edhe pse të dy janë fotografuar së bashku, dyshja e njohur ende nuk e kanë pranuar romancën e tyre.

Këngëtarja kohët e fundit është duke e shijuar suksesin e këngës të saj të fundit, “Bang” e cila është në bashkëpunim me artistin e njohur Imanbek.

I dashuri i saj 45-vjeçari Taika Waititi, është një regjisor, producent, skenarist, aktor dhe komik i filmit dhe televizionit në Zelandën e Re.

Ai është marrës i një çmimi akademie dhe një çmimi “Grammy”, si dhe dy nominimeve të çmimit “Emmy Primetime”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy