
Pjesëmarrja në garën e çmimeve “Oscar” këtë vit për Kosovën është mjaft e veçantë. Për herë të parë mbase në historinë e “Academy Awards” një vend përfaqësohet në garë me filmat e tri grave. Bëhet fjalë për filmin e metrazhit të gjatë “Martesa” të Blerta Zeqirit dhe filmat e metrazhit të shkurtër, “Gardhi” të Lendita Zeqirit dhe “Ajo” të More Raçës.



