
Marka italiane e modës Valentino ka bërë një kthesë të re në shfaqjet e modës në Paris Haute Couture të mërkurën, duke paraqitur krejt papritur fustanet tradicionale në linjën e vet.
Modelet, nga drejtori krijues Valentino Pierpaolo Piccioli, në shikim të parë dukej se ishin një homazh respekti për klasikët, me linja dhe forma tradicionale.
Një fustan kishte fruda të kuqe rreth e rrotull, që ishin pak a shumë të mëdha dhe të theksuara për të qenë në përputhje me modelin tradicional.
Një shall kishte gjithashtu fruda me tepri që i arrinin modeles gjer në fytyrë. Një palë dorashka të gjata deri bërryl, të veshura me një fustan klasik, por sërish të stiluara me shumë fruda.
Duke luajtur me përdorimin tradicional të zbukurimeve me pendë, një fustan rozë kishte pendë struci që gjatoheshin nga beli dhe mbërriningjer në fytyrën e modeles që e kishte veshur, duke kornizuar kështu fytyrën e saj.
Fustanet e mëndafshta dhe të satenit kishin të pasme prej lëmshi që ishin më të guximshme se modelet klasike nga ku ishin frymëzuar dhe zbulonin majat e vitheve.
Vathët ishin klasikë, por me përmasa të ekzagjeruara. /Reuters/



