41 filma konkurrentë deri më 21 shtator/ Nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut

41 filma konkurrentë deri më 21 shtator/ Nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut

 Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut nisi dje në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi dhe do të vazhdojë deri më 21 shtator.

Artistë, kineastë, shkrimtarë dhe diplomatë morën pjesë në ceremoninë e hapjes në të cilën drejtori ekzekutiv Kujtim Çashku, prezentoi temën e sivjetshme të festivalit, “Vepro gjelbër tani dhe për të ardhmen”.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se në një botë të polarizuar, kinemaja ofron një mundësi unike, për të zhvilluar humanizmin dhe për të marrë veprime kolektive për të mirën e përbashkët, ndaj nuk është rastësi që Bashkimi Europian është partner i festivalit.

41 filma nga vende të ndryshme, me fokus të drejtat e njeriut, do të shfaqen falas për publikun në vendndodhje të ndryshme të qytetit.

Filmi suedez “Blix not bombs” nga Greta Stocklassa çeli siparin duke sjellë në vëmendje rolin e diplomatit Hans Blik në raportet mbi  Irakun në vitet 2000 dhe çështjen e armëve të shkatërrimit në masë.

41 filma do të shfaqen në Tiranë, në COD, te Marubi, në kinemanë “Maks Velo”, te Akademia e Sigurisë, te shkolla e Magjistraturës, te Autoriteti i dosjeve etj,  duke sjellë në vëmendje përmes këtij festivali perceptime dhe reflektime, mbi njeriun, ligjin dhe shtetet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy