Violinisti Alban Tahiri tregon çmendurinë e tij më të madhe: U alarmuan 8 familje

Violinisti Alban Tahiri tregon çmendurinë e tij më të madhe: U alarmuan 8 familje

Violinisti Alban Tahiri nga studio e ‘Stay Tuned’ ka treguar se në kohën kur ai ka zgjedhur të ndjekë shollën e muzikës ka qenë shumë e vështirë sepse atëherë thoshin diçka që për të hyrë në institutin e lartë të arteve është jashtëzakonisht e vështirë për tu futur.

Sipas tij, në atë kohë niveli ka qenë i lartë dhe numri shumë i kufizuar dhe se sot të gjithë shokët dhe shoqet e tij janë jashtë vendit në pozicionet më mira të puëns.

Ndërsa i pyetur se cila ka qenë çmenduria më e madhe që ka bërë në jetë, ai shprehet se kur ka shkuar në një ekskursion me klasën në Shëngjin.

Kemi shkuar në Shëngjin në plazh me klasën e vëllait dhe duke u kthyer autobusi që do kthehej një grup prej 8-10 vetash nuk u futëm fare dhe e morëm rrugën nga mali. Bëhet nami sepse kur u kuptua që nuk ishim në autobus vijnë prindërit dhe kërkojnë se ku janë fëmijët, mendonin se ne ishim mbytur. U bë një gjë shumë e madhe, kanë hyrë palombarët kërkonin, ndërsa ne kodër pas kodre dolëm në rrugë më në fund. Kjo i ka shqetësuar të gjithë, por të them të drejtën prindërit tanë asnjëherë nuk kanë vënë dorë mbinë, edhe nëna ime vetëm mund të të fliste por jo të më rrihte. Pastaj mua nuk më bërtitën të gjitha i hëngri vëllai im se ai ishte më i madh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy