Nisin Karnavalet e Nartës, festa tradicionale që pason Pashkët Ortodokse

Nisin Karnavalet e Nartës, festa tradicionale që pason Pashkët Ortodokse

Karnavalet e Nartës, një traditë pagane, e trashëguar brez pas brezi, festohet edhe këtë vit.

Për të dytën ditë me radhë, kjo festë e cila vjen pas pashkës ortodokse, i ka dhënë gjallëri fshatit. Ato vijojnë për tre ditë me radhë deri të martën në mbrëmje.

Me kostume karakteristike dhe të veçanta, me këngë dhe valle të traditës, banorët festojnë në qendër të fshatit.

Shumë prej tyre kanë ardhur edhe nga emigrimi kryesisht Greqia për të festuar pashkët dhe këtë traditë të hershme të cilën mezi e presin.

Për banorët e Nartës, kjo traditë tejet e veçantë simbolizon ngjalljen e Krishtit.

Ajo vjen si një traditë e trashëguar nga stërgjyshërit.

Karnavalet e Nartës bien në sy edhe të të huajve të cilët me kërshëri ndjekin festimet, disa prej të cilëve futen gjithashtu edhe të kërcejnë me banorët e fshatit.

Ata tregojnë se kjo traditë ju pëlqen shumë teksa sapo e panë zgjodhën të qëndrojnë për të mësuar më tepër rreth saj.

Simbol i festës së Karnavaleve të Nartës është largimi i së keqes, me shpresën e një të ardhmeje më të mirë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy