Në “Muajin e Fotografisë” përkujtohet Pjetër Rraboshta, “mjeshtri i fotografisë” së përditshmërisë

Në “Muajin e Fotografisë” përkujtohet Pjetër Rraboshta, “mjeshtri i fotografisë” së përditshmërisë

Në kuadër të “Muajit të Fotografisë” ministrja e Kulturës, Elva Margariti përmes një fotografi nga Pjetër Rraboshta, ka përkujtuar autorin në fjalë.

Ajo e cilëson Raboshtën si mjeshtër i fotografisë, që fiksoi në celuloid detaje të jetës së përditshme, teksa përcjell foton e tij, me një moment pune në fabrikën e karameleve.

 Pjetër Rraboshta, një mjeshtër i fotografisë, që fiksoi në celuloid detaje të jetës së përditshme!

Pjetër Rraboshta lindi në Shkodër në 1917, në një familje artizanësh. Ai studioi në kolegjin jezuit dhe vitet e rinisë së hershme i kaloi në studion e Kel Marubit, si ndihmës i tij. Kreu shërbimin ushtarak në Gjirokastër, ku edhe atje u mor me fotografi. Në 1940 kthehet në Shkodër për të punuar së bashku me të  birin e Kel Marubit, Gegën. 2-3 vjet më vonë hap studion e tij “Foto Rraboshta”, në rrugën kryesore të qytetit.

Qyteti, në fotografinë e Rraboshtës, nuk vinte kaotik, por aty mungonte klasa e lartë. Imazhet përcjellin atmosferën e një qyteti mesdhetar që ngjall vizione nostalgjie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy