Nata e tretë e Sanremos ka marrë nuanca shqiptare. Alketa Vejsiu është ngjitur në skenë si një prej bashkëprezantueseve të Edicionit të 70-të të festivalit më të madh italian të muzikës.
Prezantuesja shqiptare tha se të qenit në skenën e teatrit “Ariston” është përmbushja e një ëndrre për të. Me një italishte të rrjedhshme, ajo nuk la pa përmendur edhe lidhjen e fortë mes dy popujve.
“Nëse ëndërron, do t’ja dalësh. Është një ëndërr e imja. Sonte unë ndjehem si në OSCAR, si Roberto Begnini. Itali, ju dua. Keni bërë për ne gratë që askush nuk e ka bërë në këto 70 vite. Gratë fituan në këtë festival. Kam menduar gjithmonë si një qytetare e botës. Italia më ka bërë një vend. Këtu është shembulli i humanizmit, i të gjitha të mirave. Është vendi më i bukur në botë”, tha Vejsiu.
Moderatorja shqiptare kishte zgjedhur një fustan rozë nga “Dolce Gabbana”.



