“Ditari sekret i Pushkinit”, Hida: Kur e përktheva për herë të parë pati reagime (VIDEO)

“Ditari sekret i Pushkinit”, Hida: Kur e përktheva për herë të parë pati reagime (VIDEO)

Botuesi Rexhep Hida nga shtëpia botuese “Fan Noli” renditi në studion e “MCN Informacion” disa libra që mund të lexohen gjatë verës. Hida rrëfeu edhe historinë e përkthimit për herë të parë të veprave të letërsisë moderne. Ai u ndal edhe te “Ditari sekret i Pushkinit”, një vepër e sjellë në shqip prej tij, e cila shkaktoi debat kur u botua për herë të parë. 

Unë i ndaj librat në të mirë dhe të dobët. Por një ndarje mund të bëhet edhe sipas stinëve po të kemi parasysh që në verë nuk lexohen traktate filozofike. 

Inteligjenca artificiale është tema e ditës. Është tema kryesore që duhet trajtuar në çdo mjedis. Për të ka shumë botime, por në krye të të gjithë titujve është pikërisht libri “Epoka e inteligjencës artificiale”. Ky libër është një prurje me shumë vlera. 

Autorët janë shkencëtarë të mirëfilltë, ndërsa zoti Henry Kissinger është bashkëpunëtor. Po të shkosh në Amerikë apo në Kinë çuditesh si janë futur në përdorim elementë të inteligjencës artificiale. 

“Hyrje në psikanalizë” nga Zigmund Freud është në tre vëllime dhe u shërben të gjithë atyre që merren me edukimin. 

“Duaje tjetrin” nga Erih Maria Remark, duhet lexuar me patjetër. 

“I huaji” është përkthyer para 34 vitesh. Sapo erdhi momenti, e botova më 5 maj 1991. Unë e kisha bërë gati që më përpara. E kanë redaktuar Edmond Tupja dhe Jusuf Vrioni. “I huaji” mbetet në krye sipas kritikës botërore. Letërsia moderne i zbërthen problemet e letërsisë në thellësi. Është një gërshetim mes psikologjisë me jetën e njeriut. Ai i qëndron kohës sepse zbërthen psikologjinë e jetës shoqërore. Është shqipëruar shumë mirë, është i ngjeshur në mendim, por mund të lexohet shumë shpejt. 

“Ditari sekret i Pushkinit” e kam zbuluar në një panair në Nju-Jork, ku mbahej radhë. Ishte në tri gjuhë. Unë e mora në të tri gjuhët. Origjinali ishte në frëngjisht. Kur e lexova u befasova nga brendia. E mendova ta botoja por pastaj hoqa, sepse kishte probleme për shoqërinë në atë kohë. Botova një pjesë në “Mehr Licht” dhe më pas një në “Albania”. Nga aty pastaj pati interes.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy