Hidhet hapi i parë për restaurimin e urës së Golikut, Shehu: Trashëgimia kulturore, bazë për turizmin  (VIDEO)

Hidhet hapi i parë për restaurimin e urës së Golikut, Shehu: Trashëgimia kulturore, bazë për turizmin (VIDEO)

Rastet e ndërhyrjeve në site të rëndësishme kulturore, si ato në Durrës dhe Butrint, kanë ngritur diskutime mbi standardet dhe cilësinë e restaurimeve në vend. Në studion e MCN TV, Arlinda Shehu, menaxhere e projektit CULTUR-AL, solli një shembull konkret të përdorimit të teknologjisë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore: dokumentimin me fotogrametri të Urës së Golikut në Pogradec, një monument me rëndësi të veçantë historike, pjesë e itinerarit të lashtë të Via Egnatias.

 

Është një teknikë moderne që përdor shumë foto për të kthyer një monument kulture në model 3 D. Kjo bën dokumentimin e objektit në formën e tij reale. Po përdoret gjerësisht në Europë. Fotogrametria e Urës së Golikut është mundësuar me fonde të Bashkimit Europian. Tashmë për herë të parë ne kemi një model 3D për të. Në hapat e parë të saj, para se të fillojë restaurimi është e nevojshme të jetë një model i tillë teknik. 

 

Shehu u ndal edhe te rëndësia e objekteve të trashëgimisë kulturore në fuqizimin e turizmit. 

 

Akoma ne si popull e kemi të vështirë të kuptojmë çfarë është kulturë dhe trashëgimi kulturore. Kultura është identitet dhe si i tillë na prek në çdo detaj të jetës sonë. Në rastin e urës së Golikut, ndoshta komuniteti nuk e ndjen dhe aq fort, për shkak të problematikave të përditshme. Por ne si projekt duam t’i japim një vlerë më të gjerë. Duhet të theksoj se prej disa vitesh, komuniteti i Mokrës zhvillon aktivitete çdo vit.

 

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore është identitet. Kur flitet për turizmin, bazë është trashëgimia kulturore. Dua të theksoj që është gjë ë mirë që ajo shihet edhe për anën e saj ekonomike. Por ne duhet të shohim me kujdes a e dëmton kjo trashëgiminë kulturore. 

 

Shehu theksoi domosdoshmërinë e përfshirjes në vendimmarrje të të gjitha palëve. 

 

Në tetor të vitit të kaluar ne kemi kërkuar përfshirjen në Kodin Penal të masave më të ashpra në rastet e dëmtimit të trashëgimisë kulturore. Çdo hallkë e ligjit është mbrojtëse ose dëmtuese e trashëgimisë kulturore. 

 

Ne si shoqëri civile duhet të ngremë zërin. Një vendimmarrje në pjesën e centralizimit ose decentralizimit bëhet në Tiranë nuk do të thotë ai që është larg të mos dëgjohet. 

 

Ligji e ka të detyrueshëm konsultimin publik. Pastaj del çështja tjetër: a janë reale konsultimet publike? 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy