
Tre vogëlushe të talentuara në kërcim, performuan livë në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”.

Nën përkujdesjen e profesor Andi Murra, ato shprehen talentin e tyre dhe dëshirën për tu marrë me vallëzim modern që në vegjëli.
Murra thotë se në aq pak kohë ato kanë arritur të tregojnë se janë po aq profesionale me gjithë moshën e tyre.
Të voglat janë natyrë shpërthyese dhe në akrobaci janë të forta, kjo rrymë u shkon shumë.
Në aq pak kohë ato kanë treguar se janë ndër studentet më të mira që kemi. Studentët tona të vogla, kanë arritur progres të madh dhe ato kanë nivel të lartë për moshën që kanë.
Si fëmijë ato të japin energji të jashtëzakonshme. Përgjithësisht aty disiplinohen shumë dhe përshtaten sepse është vet disiplina e kërcimit që të bën të jesh i rregullt.
Nga shtatori do fillojnë me kompeticionet.



