Sophia Loren po vjen në Netflix

Sophia Loren po vjen në Netflix

“Jeta përpara”, filmi me Sophia Loren, do të jetë ekskluzivisht në Netflix. Me regjinë e djalit të aktores, Edoardo Ponti, dhe shkruar nga Ugo Chiti dhe nga vetë Ponti, filmi do të dalë në gjysmën e dytë të vitit 2020 në të gjithë botën. Ibrahima Gueye, Renato Carpentieri dhe Massimiliano Rossi janë pjesë e kastit përkrah Sophia Loren.

Loren luan Madame Rosa, një e mbijetuar e holokaustit që kujdeset për fëmijët e prostitutave në banesën e saj modeste në Bari. Ajo mirëpret Momon, një 12-vjeçar senegalez që i ka vjedhur. Së bashku, ato do të kapërcejnë vetminë e tyre, duke formuar një familje të pazakontë. Filmi është një adaptim bashkëkohor i bestsellerit ndërkombëtar të Romain Gary.

“Jeta përpara” është një produksion i Palomar - Mediawan Group.

"Nuk mund të isha më e lumtur sesa për bashkëpunimin me Netflix për një film kaq të veçantë - komentoi Sophia Loren - Në karrierën time kam punuar me të gjitha studiot më të rëndësishme, por mund të them me siguri se askush nuk ka përmasat dhe diversitetin kulturor të Netflix. Dhe kjo është pikërisht ajo që vlerësoj veçanërisht. Ata e kuptuan që nuk ndërtohet një shtëpi prodhimi globale pa kultivuar talent lokal në çdo vend, pa u dhënë këtyre zërave mundësinë për t'u dëgjuar. Të gjithë kanë të drejtë të dëgjohen, filmi ynë ka të bëjë me këtë dhe kjo është pikërisht ajo që bëjnë në Netflix".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy