Restaurohet ikona “Ungjillëzimi” e Onufër Qipriotit, ekspozohet në Muzeun ‘Onufri’

Restaurohet ikona “Ungjillëzimi” e Onufër Qipriotit, ekspozohet në Muzeun ‘Onufri’

Një tjetër thesar artistik i shpëton degradimit.

Pas një pune disa mujore, kryer në laboratorin e Konservimit & Restaurimit në Muzeun Ikonografik "Onufri" nga restauratori Erion Lezi, përfundoi ndërhyrja restauruese për ikonën “Ungjillëzimi” vepër e shek XVI – XVII, atribuar Onufër Qipriotit.

Në këtë ikonë që ka funksionuar si Dera e Bukur e ikonostasit të kishës së Kostandinit dhe Helenës në kalanë e Beratit paraqitet skena e Ungjillizimit. Në pjesën e poshtme kryeëngjëlli Gabriel, paraqitet duke lajmëruar virgjëreshën Marie për lindjen e shpëtimtarit ndërsa sipër qëndrojnë profeti Isaia dhe mbreti David.

Ikona edhe pse e restauruar përpara disa dekadash, paraqiste problematika të ndryshme si dëmtim të kornizimit e shtresave përgatitore, dëmtim të pelikulës piktorike kryesisht në gjysmën e poshtme, shoqëruar me papastërti të qëndrueshme të lëna nga restaurimi i mëparshëm dhe oksidim verniku. Të gjitha këto copëtonin tërësinë e skenës, tjetërsonin elegancën dhe bukurinë e ikonës si dhe rrezikonin degradimin e saj.

Sot ikona paraqitet në shkëlqimin e plotë të saj dhe së shpejti do ti ofrohet e ekspozuar publikut të gjerë të Muzeut “Onufri” të cilët mund të admirojne më qartë mjeshtërinë dhe finesën e artit të Onufër Qipriotit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy