Përurohet busti i Isa Boletinit në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë

Përurohet busti i Isa Boletinit në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë u përurua busti i Isa Boletinit, i punuar nga skulptori nga Mitrovica Sabri Behramaj.

Përurimi i busitit, u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për Ditët Europiane të Trashëgimisë dhe Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, nga Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore -Vlorë.

Muzeu i Pavarësisë është i pajisur me dokumente, fotografi e objekte origjinale, që pasqyrojnë përpjekjet e luftërat e popullit shqiptar për çlirim kombëtar. Në të të jepet mundësia të shohësh kabinetin e punës si dhe sallën e mbledhjeve të qeverisë provizore të Ismail Qemalit, flamujt origjinalë të çetave kryengritëse dhe mjaft relike të kohës.

Ky muze iu nënshtrua rikonstruksionit falë projektit për restaurimin e qendrës historike të qytetit bregdetar, investim i qeverisë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy