Syzet e John Lenon shiten për 165 mijë euro

Syzet e John Lenon shiten për 165 mijë euro

Një palë syze dielli të John Lennon u shitën në ankandin e Sotheby për 137 500 paund (rreth 165 000 euro). Shitja, siç raporton sot “Independent”, u bë të premten në Londër.

Emri i blerësit nuk është bërë i ditur, por syzet u shitën nga ish-shoferi i Beatles, Alan Hering, i cili në një letër bashkangjitur shpjegon se si ato u bënë të tijat.

Lennon, -shkruan Hering, -  i kishte lënë syzet e tij të rrumbullakëta  në sediljen e pasme të makinës së Ringo Starr në verën e vitit 1968. Unë kisha marrë John me Ringo dhe George në Mercedesin e Ringo-s dhe i kisha sjellë djemtë në zyrë" , thuhet në letër. "Kur John doli nga makina, vura re që ai i kishte lënë këto syze dielli në sediljen e pasme dhe njëri xham ishte shkëputur nga skeleti. E pyeta John-in nëse ai ishte dakord t’ia çoja për riparim. Ai më tha të mos shqetësohesha sepse ato ishin vetëm për të plotësuar pamjen e tij të jashtme! ... ".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy