
Kryeredaktorja e UET Press, Suela Mino thotë se koha me librin është një vetmi e bukur dhe se për të ka nisur me kërshërinë e një fëmije për të kapërcyer kufijtë.
Duke folur për pasionin për leximin në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ajo u shpreh se duke dashur të kapërcesh kufijtë, kupton se e ke më të rëndësishme të jesh në dhomë të lexosh se sa të bësh një shëtitje në bulevard.
Nxitja më e rëndësishme ka ardhur nga mësuesit e mi të letërsisë, mësueset e 8-vjeçares dhe gjimnazit, studime që i kam kryer në Elbasan.
Në gjimnaz kam pasur privilegjin e madh të kem mësuese letërsie Xhuli Stringën, mësuese e pasionuar, metoduese shumë e mirë, më angazhonte për të zhbiriluar mbi letërsinë.
Letërsinë e kam lexuar nga kurioziteti dhe nevoja për të kapërcyer mjedisin. Një nga librat që më ka mbetur në mendje është herët “Aventurat e Din Pakut”, e Nikolai Nosov.
Lidhur me punën që bën, Mino deklaroi se nuk po e kërkonte por se e pranoi pas një propozimi të marrë, duke nënvizuar se sa e rëndësishme është që në një mjedis universitar të investohet në botimtari.
Ajo bëri të ditur se botojnë rreth 50 libra në vit dhe se shtëpia e botimit është e organizuar në 5 kolana me fokus tek autorët shqiptar.
Duke qenë me një gamë kaq të gjerë botimesh ka shumë se është profesoriati që vjen me punime, studime, UET ka tërhequr librat e kujtesës dhe me rëndësi po aq janë dhe botimet që sjellin kurikulat e përditësuara nga universitetet me emër në botë. Ka intensitet shumë të lartë pune.
Lexoj çdo gjë. Është e lodhshme, impenjative, por më hap dritare të shumta, sepse ka tekste që ndoshta s’do i kisha lexuar. Por e shoh si dhuratë.
Përpiqem të shoh si shkon dhe çfarë orientimi ka në raport me cilësinë, si redaktohet, si vjen tek lexuesi. Është zgjedhja për të kuptuar se si mund të kontribuojë një organizatë në mjedisin që i përket.
Është zgjedhje për të mbështetur autorët shqiptarë. Çmimi “Pashko” që financohet nga UET Press, përpjekja është për të tërhequr vëmendjen e lexuesit drejt një produkti që çon peshë dhe ndihmon për të orientuar qytetarin drejt një mendësie ndryshe, më mendje hapur dhe më pranuese.
Dy çmimet e fundit ‘Kadare’ që kam ndjekur, duke lexuar të gjitha prurjet e dëshmojnë, sepse janë libra që shenjojnë një kumt i cili kërkon vëmendje, tërheq vëmendje dhe tenton të zgjojë një qytetar më të emancipuar, që përpiqet të shohë me sytë e tjetrit.
Vepra që vijnë në dorëshkrim me prurje shumë të gjerë nga Kosova, Diaspora. Interes që mua më ka gëzuar shumë, sepse të ndihmon të kuptosh indin tënd, të ndihmon të kuptosh më mirë veten.



