Herion Mustafaraj i merr live “Bilardon” Denis Dyrnjasë: Vij me “Beni ecën vetë”

Herion Mustafaraj i merr live “Bilardon” Denis Dyrnjasë: Vij me “Beni ecën vetë”

Aktori Herion Mustafaraj i merr live në emisionin “Bilardo”, lojën që luanin bashkë, drejtuesit të emisionit Denis Dyrnjaja.

Mos bëj skenarin të na poshtërosh sportin. Ne po luajmë për qejfin tonë.

Kështu tha moderatori, teksa aktori duke gjuajtur topat e bilardos, arriti që ta mposhtë në lojë.

E di sa i prekur që jam, e di si ndihem. Më trego si qëllohet kjo. Sa emocione paska kjo lojë. Çuna hajde merrni bilardon.

Me këto batuta aktori thumboi moderatorin, për fitoren e lojës së luajtur së bashku në emision.

Teksa iu kthyen bisedës serioze, Mustafaraj tregoi planet e tij për të ardhmen, duke zbuluar se projekti i tij ka të bëjë me fëmijët dhe do të quhet “Beni ecën vetë”.

Po punoj për të hapur një akademi për filmat për fëmijë. Dua që atë dhuratë që mua ma dha kinemaja, tua jap unë fëmijëve këtu.

Akademisë ia kam vënë emrin “Beni ecën vetë”. Unë kam dëshirë që ato gjëra që fëmijët kanë në mendje, ti shprehin dhe mësojnë.

Kam qenë me fat që i vogël kam qenë me filma dhe mendoj që çdo fëmijë duhet ta provojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy