Basha: Kam lidhje shpirtërore me të. Teatri mund të kalojë kriza të vazhdueshme, por nuk vdes

Basha: Kam lidhje shpirtërore me të. Teatri mund të kalojë kriza të vazhdueshme, por nuk vdes

Drejtori i ri i Teatrit Kombëtar, Altin Basha, marrjen e detyrës së re e sheh si moment të veçantë, kulmor dhe përgjegjësi shumë të madhe, pasi është maja e piramidës së sistemit teatror shqiptar, institucion i rëndësishëm kulturor.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Basha tha se marrëdhënia e tij me Teatrin Kombëtar është një marrëdhënie krejt e natyrshme.

Im atë ka punuar aty, unë e kam pasur kopshtin e lojërave. Gjithë fëmijërinë time e mbaj mend të shoqëruar nga aktorët, regjisorët.

Që prej viteve ‘77-‘78 dhe më pas kur kam dalë për herë të parë në atë skenë dhe më tej në disa shfaqje të ndryshme.

Kam pasur lidhje shpirtërore të vazhdueshme, por edhe praktike.  Nuk mendoja se do bëja tjetër gjë. Doja të bëhesha aktor fillimisht, por gjërat ndryshuan.

Nuk kam ndërmend të bëj asgjë tjetër në këtë jetë përveç teatrit. Bëra shkollë për regji, por nuk kam luajtur si aktor, vetëm si regjisor. Nuk kam pishman.

Kam vënë 4-5 premiera në Teatrin Kombëtar, kryesisht kam punuar me shfaqje private, pak kam vënë në Teatrin Kombëtar.

Supozohet se ti punon me elitën e aktorëve. Publiku ka filluar të vijë në teatër. Është një art shumë i vjetër por ka forcën të jetë në avantgardë.

Asnjë mjet teknologjik, nuk do mund ta zëvendësojë shfaqjen e gjallë teatrore. Teatri mund të kalojë në kriza të vazhdueshme, por nuk vdes, njeriu ka nevojë ta shohë mishërimin real në skenë.

Nuk mund të zëvendësosh aktin e magjishëm kur aktori kthehet në rol. Nuk ka gënjeshtra brenda, ndodh aty, ti e sheh me sytë e tu mishërimin.

Basha shtoi më tej se shpreson që të ketë mbështetje në punën e tij pasi Teatri mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe duhet punë bindëse për projektet që të tërheqë më shumë fonde.

Sipas tij Teatri nuk është në ditët më të mira nga pikëpamja buxhetore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy