"La La Land", një “musical”, me Ryan Gosling dhe Emma Stone në rolet kryesore, fitoi shtatë çmime në golden globes 2017, duke përfshirë çmimet e aktorëve më të mirë dhe atë të regjisorit më të mirë, për skenarin e tij, rezultatin dhe këngë origjinale. Golden Globe është ceremonia më e rëndësishme e hollivudit dhe një prej ngjarjeve më të rëndësishme në kalendarin e botës kinematografike. Kjo ceremoni u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Los Angeles dhe u drejtua nga Jimmy Fallon.



