Angelina Jolie, redaktore në revistën “Time”

Angelina Jolie, redaktore në revistën “Time”

Kryeredaktori i revistës dhe CEO, Edward Felsenthal, ka njoftuar të martën për pozicionin e ri të aktores, fituese e çmimit “Oscar”.

Shkrimet e Jolie do të publikohen çdo muaj dhe do të trajtojnë tema si shpërngulja dhe të drejtat e njeriut.

“Time” përmendi përvojën 18-vjeçare të Jolie-së me  Agjencinë e Refugjatëve të OKB-së, ku shtatë vitet e fundit ka qenë i dërguari i posaçëm i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Jolie ka kryer më shumë se 60 misione në terren në vende si Kolumbia, Peruja dhe Bangladeshi.

Shkrimi i parë i Jolie si redaktore kontribuese, me titull "What we owe refugees” (Çfarë u detyrohemi refugjatëve) u botua të mërkurën, Ditën Botërore të Refugjatëve.

Artikulli do të përfshihet në numrin e korrikut të revistës. /Sipas CNN/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy