Përkujtohet në 151 vjetorin e lindjes poeti i Rilindjes kombëtare, Asdreni

Përkujtohet në 151 vjetorin e lindjes poeti i Rilindjes kombëtare, Asdreni

Më 11 prill 1872 në fshatin Drenovë të Korçës, u lind një nga figurat e rëndësishme të Rilindjes sonë kombëtare e poezisë shqipe, Aleksandër Stavre Drenova- Asdreni.

Autori i radhëve që këndojmë njëzëri të përbashkuar (Himnit të Flamurit), Asdreni, ka lëvruar në poezi dhe publicistikë.

 I mbetur jetim, u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani.

U aktivizua në përpjekjet e kolonisë së Bukureshtit në luftën për çlirim kombëtar dhe u bë një nga veprimtarët dhe figurat qendrore të asaj kolonie.

Nisi të shkruante poezi e artikuj publicistikë në fillim të shek. XX. Vjershat e para i botoi në faqet e shtypit shqiptar.

Poezia e Asdrenit ndiqte traditën e Naimit e të Çajupit, lartësonte traditat liridashëse të shqiptarëve dhe të kaluarën e tyre.

Asdreni ka hyrë në historinë e letërsisë shqiptare si një poet atdhetar, që me veprën e tij ndikoi për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare e shoqërore dhe për pasurimin e poezisë shqipe me forma e mjete të reja shprehëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy