“Shtëpia me Gjethe” vlerësohet nga Këshilli i Europës

“Shtëpia me Gjethe” vlerësohet nga Këshilli i Europës

Këshilli i Europës ka vlerësuar Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” me çmimin e Muzeut më të Mirë të Këshillit të Europës 2020.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mbrëmë në Tiranë, ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se, “shpallja e këtij muzeu “Muzeu i Këshillit të Europës 2020”, është dëshmia që përmasat e atij deformimi njerëzor, që zinin fill këtu brenda, u shndërruan po këtu, në atë pikën e ujit, që përditë e përditë, zgjon kujtesën tonë, që nuk jemi përgjumur prej së përditshmes; që nuk kemi lejuar që e shkuara të përsëritet dhe që pikërisht këtu po i kujtojmë të rinjve se liria dhe demokracia nuk janë një e dhënë e përjetshme, por duhen mbrojtur çdo ditë”.

“Sot jemi në këtë ndalesë kohore, që shënon një tjetër etapë në pëlhurën urbane të Tiranës, falë vizionit të atyre që e ideuan, e realizuan dhe mbështetën ngritjen e këtij muzeu, që besuan në misionin dhe të vërtetat që ai kishte për të rrëfyer, e sot ky çmim është edhe një tjetër përqafim mirënjohjeje që vjen nga larg”, tha Margariti.

Margariti tha se, “hapja e dyerve të shtëpisë së tmerrit, sot muze, do të zbulonte një nga skemat më të sofistikuara të diktaturës për të sunduar jetët e njerëzve, atë përmes frikës, ndërtuar si rrathët e “Ferrit” dantesk, ku vërtiteshin përgjuesit e telefonatave e telegrameve; mikrofonët-çimka, që si parazitë të fshiheshin në shtëpi e në trup. Nuk dua të ndalem se si mbusheshin dosje, prodhoheshin makinacione, se si niste pikërisht këtu kalvari drejt dënimit dhe se si listat e “armiqve të popullit”, që i luteshin në errësirë Zotit, veçse shtoheshin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy