Kristofor Kolombi, një hebre spanjoll?

Kristofor Kolombi, një hebre spanjoll?

Studiuesit kanë konfirmuar se mbetjet që prehen në një varr në Katedralen e Seviljes i përkasin Kristofor Kolombit. Mjeku ligjor, José Antonio Lorente, profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Granadës në Spanjë, tha se për këtë ka tashmë “besueshmëri absolute”. Ky përfundim vjen pas më shumë se 20 vitesh kërkime dhe aplikimi të teknikave të fundit të analizës së ADN-së. Një studim paraprak gjenetik i kryer në vitin 2003 tregoi "probabilitet të lartë" që mbetjet i përkisnin Kolombit; megjithatë, teknologjia e disponueshme në atë kohë nënkuptonte se kishte ende një kufi gabimi.

Eshtrat e Kolombit janë ruajtur në një varr në Katedralen e Seviljes që nga viti 1899, kur kontrolli i Kubës kaloi nga Spanja te Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet spanjolle u larguan nga Havana, ku eshtrat e eksploruesit ishin varrosur deri atëherë. Një seri transferimesh të rastësishme gjatë shekujve - fillimisht në qytetet spanjolle të Valladolid dhe më vonë në Sevilje, më pas në Santo Domingo dhe Kubë - ngritën pyetje nëse kockat mund të ishin humbur apo zëvendësuar gjatë këtyre tranzicioneve. Në fakt, autoritetet e Republikës Domenikane pohojnë se trupi i Kolombit nuk u largua kurrë nga ishulli dhe ende është varrosur në katedralen e Santo Domingos.

Në vitin 2003, historianit Marcial Castro dhe José Antonio Lorente iu dha leja për të hapur varrin në Sevilje. Brenda arkivolit, ata zbuluan fragmente të vogla kockash të përziera me dhé. ADN-ja nga këto fragmente u krahasua me ADN-në e djalit të Kolombit, Hernando, i cili gjithashtu është varrosur në katedrale, si dhe me atë të vëllait të tij, Diego. Rezultatet ishin pozitive, por jo përfundimtare. Shkatërrimi i 0.1 gram kocke për çdo analizë u bë shkak për ndalimin e studimit. Studiuesit vendosën të prisnin përparimet në teknologjinë e analizës së ADN-së përpara se të vazhdonin me krahasimet gjenetike.

Ky moment erdhi në vitin 2020, kur transmetuesi spanjoll RTVE publikoi një dokumentar për eksploruesin, rezultatet e të cilit u zbuluan më 12 tetor në një dokumentar, i cili përkon me ditën kombëtare të Spanjës, e cila përkujton mbërritjen e Kolombit në Botën e Re më 12 tetor 1492.

Deri më tani, hipoteza më e pranuar gjerësisht ka qenë se Kolombi ishte me origjinë nga Xhenova e Italisë. Universiteti i Granadës kreu një studim, të udhëhequr nga José Antonio Lorente, një nga shkencëtarët më të shquar të mjekësisë ligjore në botë dhe bashkëpunëtor me forca të ndryshme policore ndërkombëtare, përfshirë FBI-në.

Për të kryer studimin, u analizuan mbetje të shumta të individëve që mund të lidhen me zbuluesin. Më shumë se 25 vende dhe rajone në Evropë pretendojnë se janë vendlindja e Kolombit, duke përfshirë Italinë, Suedinë, Norvegjinë, Portugalinë, Francën, Anglinë, Skocinë, Hungarinë, Irlandën, Kroacinë, zonat spanjolle të Galicisë, Katalonjës, Valencias, Navarrës dhe Majorkës.

José Antonio Lorente, ekspert mjeko-ligjor që ka udhëhequr hulumtimin, tha se analiza e tij zbuloi se ADN-ja e Kolombit ishte "përputhshme" me një origjinë hebraike.

"Ne kemi ADN shumë të pjesshme, por të mjaftueshme, nga Kristofor Kolombi," tha ai. “Ne kemi ADN nga djali i tij Fernando Colón dhe si në kromozomin Y [mashkull] dhe në ADN-në mitokondriale [të transmetuar nga nëna] e Fernandos ka gjurmë që përputhen me origjinën hebraike”.

Ndërsa pranoi se nuk mund të përcaktonte vendin e lindjes së Kolombit, ai tha se gjasat ishin që origjina e tij të jetë rajoni spanjoll i Mesdheut.

Na mbetën zona spanjolle e Mesdheut, ishujt Baleare dhe Siçilia. Por Siçilia do të ishte e çuditshme, sepse atëherë Kristofor Kolombi do të ishte do kishte lënë gjurmë në gjuhën italiane ose siciliane. E gjithë kjo do të thotë se origjina e tij më e mundshme është në zonën e Mesdheut spanjoll ose në ishujt Balearik që i përkisnin kurorës së Aragonit në atë kohë.

Shumë thonë se gjetjet e Lorentes i kanë dhënë fund spekulimeve 500 vjeçare mbi vendlindjen dhe kombësinë e Kolombit.

Nëse Kolombi do të ishte një çifut sefardik – Sefarad është emri hebraik për gadishullin Iberik – identiteti i tij do të ishte një ironi historike domethënëse dhe diçka që ai mund të jetë përpjekur ta fshehë nga shoqëria në tërësi dhe sidomos nga sponsorizuesit e udhëtimeve të tij, Mbretëresha Isabella I e Kastiljes dhe Mbreti Ferdinand II i Aragonit, martesa dhe sundimi i përbashkët i të cilëve shënuan bashkimin de facto të Spanjës.

Mbërritja e tij në Amerikë i hapi rrugën ngritjes së perandorisë amerikane jashtëzakonisht të pasur dhe të fuqishme të Spanjës. Monarkët katolikë Ferdinandi dhe Isabella i dëbuan hebrenjtë e Spanjës, për të ruajtur pastërtinë e racës. Shekuj persekutimi, pogrome dhe dëbime rajonale arritën kulmin në vitin 1492 kur popullsia hebreje e vendit u urdhërua të largohej, të konvertohej në katolicizëm ose u dogj në dru.

Në vitin 2015 Spanja u përpoq ta korrigjonte këtë “gabim historik" duke miratuar një ligj të kufizuar në kohë që u ofronte nënshtetësinë spanjolle pasardhësve të hebrenjve që u dëbuan nga vendi në fund të shekullit të 15-të.

Rreth 132 000 njerëz me prejardhje sefardike aplikuan për shtetësi përpara se afati i ligjit të përfundonte në tetor 2019. Më shumë se gjysma e atyre që aplikuan ishin nga vendet e Amerikës Latine, duke përfshirë Meksikën, Kolumbinë, Venezuelën, Argjentinën, Perunë, Panamanë, Kilin dhe Ekuadorin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy