Përkujtohet 30 vjetori i eksodit me anijen “Vlora”, aktivitete në Durrës dhe Bari

Përkujtohet 30 vjetori i eksodit me anijen “Vlora”, aktivitete në Durrës dhe Bari

Durrësi dhe Bari kanë përkujtuar 30 vjetorin e eksodit të anijes Vlora. Afro 20 mijë shqiptarë u nisën nga porti i Durrësit më 5 gusht 1991 dhe pas tre ditësh mbërritën në Bari.

Ndërkohë mbrëmë u zhvilluan disa aktivitete në qytetit bregdetar.

Fillimisht përfaqësues të bashkisë Durrës dhe Bari, si dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci, kanë marrë pjesë në çeljen e dy ekspozitave fotografike Ekspozita “Integrazione/IntegrIm”, me foto të eksodit shqiptar të realizuara nga fotografi italian Vittorio Arcieri dhe Ekspozita “Obiettivo oltre: Immagini del contributo delle done albanesi in Puglia”, me foto të emigrantëve shqiptarë në Bari, të realizuara nga fotografja shqiptare Eva Meksi.

Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, e cilësoi si, “moment shumë i rëndësishëm historik përsa i përket fenomenit të emigrimit më të madh në vendin tonë në shekullin e kaluar”.

“Tridhjetë vjet më parë personat në bordin e anijes “Vlora” shkruan historinë e dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë. Sot 30 vjet më pas gjithçka ka ndryshuar”, tha ajo. “Komuniteti shqiptar konsiderohet si një vlerë e shtuar dhe pjesë aktive e shoqërisë italiane. Janë gjysmë milion shqiptarë, që sot jo vetëm jetojnë, punojnë, por edhe kontribuojnë në ekonominë italiane. Janë me mijëra të rinjtë që studiojnë në universitetet italiane. Shqiptarët që u larguan u bënë qytetarë dinjitozë dhe të respektuar në vendet ku jetojnë prej dekadash”, u shpreh Sako.

Gjithashtu, në kuadër të 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve me anijen “Vlora” u vendos në Durrës memoriali “Sono persone/Janë Njerëz”, ideuar nga artistja italiane Jasmine Pignatelli.

Kjo vepër do të vendoset si në Durrës edhe në lungomaren e qytetit të Barit, si një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve tanë.

“Monumenti që përurohet në Durrës, i realizuar nga artistja Jasmine Pignatelli, ndihmon në për forcimin e historisë së përbashkët midis Italisë dhe Shqipërisë. Duam të kremtojmë historitë e shumta të integrimit dhe suksesit gjatë këtyre viteve. Për këtë arsye realizuam instalimin e Big Bang-ut të Helidon Xhixhës në Piazza Italia, duke organizuar ekspozitën e parë në Residenën Italiane, vënien në skenë të dokumentarit ‘Anija e ëmbël’ të Daniele Vicari në Teatrin e Bari-t TIB, edicionin e parë të Festivalit të Porto Palermos, organizuar nga një tjetër artist italo-shqiptar, Olen Cesari. Në të njëjtën kohë, Instituti Italian i Kulturës do të organizojë një sërë eventesh të tjera në Vlorë, në ditët në vijim”, thekson Ambasada e Italisë në Shqipëri.

Veçantia e monumentit është qasja dy dimensionale e vetë objektit, i cili ka formën e bashit të anijes, por njëkohësisht edhe formën e një libri të hapur. Në anët e jashtme të librit ka një tekst dedikues në alfabetin “mors”:

“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar.

Nuk mund ti’kthejmë pas,

ne jemi shpresa e tyre e vetme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy