Kuvendi Ndërkombëtar, Akademia e Shkencave nderon me çmim tre albanologë të huaj

Kuvendi Ndërkombëtar, Akademia e Shkencave nderon me çmim tre albanologë të huaj

Tre albanologë të huaj janë nderuar me çmimin “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli” në mbyllje të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike, që u mbajt për tri ditë rresht në Tiranë.

Sir Noel Malcolm u vlerësua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për veprën "Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixteenth Century Mediterranean Ëorld" me motivacionin:

Vepër e bazuar në një njohje sovrane të burimeve arkivore, tregimtare të literaturës së specializuar, në të cilën, me argumente gjithëpërfshirëse, jepet një kuadër impresionues i historisë së botës adriatiko-mesdhetare e i mbarë Europës së shekujve XVI-XVII, me pikënisje e duke ndjekur fatet e anëtarëve të një familjeje fisnike shqiptare, nga e cila dolën luftëtarë, intelektualë, klerikë e diplomatë të shquar e të vlerësuar sa në oborret e Europës aq edhe në ish-perandorinë otomane.

Lucia Nadin u vlerësua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për veprën

"Figura e Skënderbeut në jetën kulturore dhe artistike të Venedikut (nga historia te miti: shek. XV-XVIII)" me motivacionin:

Vepër që finalizon një punë të gjatë e të mundimshme, me një analizë në 360 gradë, në kërkim të gjurmëve që lidhin historinë e Shqipërisë me atë të Venedikut, duke pasur në qendër figurën e Gjergj Kastriot-Skënderbeut dhe receptimin e saj në mjedisin veneto-padovan, mbështetur në dëshmi arkivore, artistike, letrare, historiografike të zbuluara e të vlerësuara drejtpërsëdrejti, që nxjerrin në pah impaktin e jashtëzakonshëm që pati në Venecie dhe në territoret e shtetit të Venedikut figura e heroit të rezistencës arbërore.

David Hosaflook u vlerësua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për veprën "Lëvizja protestante te shqiptarët, 1816-1908" me motivacionin:

Vepër në të cilën për herë të parë, në mënyrë të plotë e të thelluar, mbështetur në burime të panjohura, vlerësohet historia e lëvizjes protestante te shqiptarët në periudhën e Rilindjes Kombëtare; roli i kësaj lëvizjeje për njësimin e shkrimit shqip dhe për inkurajimin e përpjekjeve për emancipimin e gruas shqiptare; libër referencial për mjaft aspekte të historisë politike e kulturore të shqiptarëve, që i shton kësaj historie figura dhe ngjarje historike me gjurmë të pashlyeshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy