17-20 gusht “Gusht e n’Festë”/ Begaj: Promovim i natyrës dhe kulinarisë së Gramshit

17-20 gusht “Gusht e n’Festë”/ Begaj: Promovim i natyrës dhe kulinarisë së Gramshit

Eventi kulturor turistik “Gusht e n’fest”, u hap sot në praninë e qindra qytetarë në Gramsh.

 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj së bashku me Zonjën e Parë Armanda Begaj, morën pjesë në çeljen e eventit “Gusht e n’Festë”.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast presidenti Begaj u shpreh se “Gusht e n’Festë” është një rast shumë i mirë për të shijuar natyrën, bukuritë e dhëna nga Zoti dhe ato nga dora e gramshiotëve.

Kreu i Shtetit nënvizoi se Gramshi i ka të gjitha kushtet për të zhvilluar edhe më tej turizmin e qëndrueshëm, një turizëm që teksa ofron më të mirën për vizitorët e bën këtë duke mbajtur parasysh perspektivën e zhvillimit të zonës, duke respektuar natyrën, traditat, e mbi të gjitha komunitetin.

 Në aktivitetet e organizuara përgjatë “Gusht e n’Fest” është dhe panairi i kulinarisë dhe artizanëve. Prodhimet vendase të zonës janë jo vetëm pjesë e pasurisë kulinare të Gramshit, por edhe një pikëtakim mes trevave shqiptare.

 Duke vlerësuar panairin, Presidenti Begaj u shpreh: “Jemi sot këtu gjithashtu në këtë nismë kaq interesante të Bashkisë së Gramshit për të promovuar zejet dhe punimet artizane te zonjave duararta gramshiote. Për ne, mbështetja e trashëgimisë kulturore nënkupton promovimin dhe vënien në dukje të rëndësisë së saj”.

 Për Kreun e Shtetit është e rëndësishme jo vetëm njohja e traditës kulinare, agroturistike apo kulturore, por edhe ruajtja, vlerësimi dhe nxitja që ajo të mos humbasë dhe të përcillet te brezat e rinj.

 Përgjatë qëndrimit në qytetin e Gramshit, Presidenti Begaj së bashku me Zonjën e Parë u përfshinë në një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e “Gusht e n’Fest”. Pjesë e vizitës së Presidentit ishin edhe Kanionet e Holtës.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Gramsh, Besian Ajazi falënderoi kreun e shtetit për vizitën e tij, ndërsa informoi mbi pikat turistike të kësaj bashkie që pritet të jenë një nga arsyet e zhvillimit të zonës.

Kjo festë risjellë ngjyrat dhe harenë për banorët e Gramshit, teksa shërben dhe si një ftesë për turistët të cilët mund të njihen me shumë nga destinacionet turistike që ka kjo bashki.

Presidenti Begaj vizitoi stendat e panairit të kulinarisë dhe artizanatit me produkte vendase.

“Gusht e n’Fest” do të zhvillohet përgjatë 4 ditëve (17-20 gusht) në Gramsh, duke promovuar atraksionet kryesore turistike të zonës si kanionin e Holtës, liqenin e Banjës, liqenin e Dushkut etj.

Promovimi i produkteve vendase, kulinarisë së zonës e artizantit është po ashtu në fokus të këtij aktiviteti.

AXHENDA “Gusht e n’Fest”
17-18-19-20 Gusht 2023, GRAMSH
1
E Enjte, 17 Gusht 2023
09:00 – 12:00 Panair kulinarie dhe artizanal me produkte vendase, në Qendër të Qytetit.
09:00 – 11:00 Lojra për fëmijë me animatorë Italian, në Qendër të Qytetit.
10:00 – 14:00 Eksplorojmë shpellën e Kabashit, hiking në Kabash, nisja në Qendër të Qytetit.
19:00 – 20:00 Koncert me artistë vendas dhe fëmijët e QKF, në Qendër të Qytetit.
20:00 – 21:00 Kinema verore, film shqiptarë, në Pedonalen e Qytetit.
21:00 – 23:00 Koncert festiv me tenorin tonë Armaldo Kllogjeri, këngëtaren e mirënjohur të
këngës popullore Maja dhe artistё vendas, në Pedonalen e Qytetit.
23:00 – 23:59 Muzikë nga Dj.Berti, në Pedonalen e Qytetit.

E Premte, 18 Gusht 2023
09:00 – 12:00 Panair kulinarie dhe artizanal me produkte vendase, në Qendër të Qytetit.

09:00 – 11:00 Lojra për fëmijë me animatorë Italian, në Qendër të Qytetit.
09:00 – 10:00 Parakalim në qendër të qytetit, me Bandën Frymore të qytetit Elbasanit.
10:00 – 11:00 Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.
18:00 – 19:30 Paradë me motorristët Steel Ëings përgjatë bulevardit “10 Korriku”.
19:30 – 20:30 Kinema verore, film shqiptarë, në Pedonalen e Qytetit.
20:30 – 21:15 Akrobaci me Fiona Rushiti dhe Madness Leaders.
21:15 – 23:59 Koncert festiv me 3-shat Band, Era Rusi dhe këngëtarin Grek Pano Psaltis, në
Pedonalen e Qytetit.

E Shtunë, 19 Gusht 2023
09:00 – 12:00 Panair kulinarie dhe artizanal me produkte vendase, në Qendër të Qytetit.
09:00 – 11:00 Lojra për fëmijë me animatorë Italian, në Qendër të Qytetit.
09:00 – 10:00 Panair i makinave Retro, përgjatë bulevardit “10 Korriku”.
10:00 – 12:00 Ndeshje miqësore futbolli për femra, stadiumi “Myslim Koçi”.
10:00 – 14:00 Vizitojmë Liqenin e Dushkut, nisja në Qendër të Qytetit.
18:00 – 19:00 Teatër Kukullash për fëmijë, në Pedonalen e Qytetit.
19:00 – 20:30 Kinema verore, film shqiptarë, në Pedonalen e Qytetit.
20:30 – 21:15 Akrobaci me Fiona Rushiti dhe Madness Leaders.
21:15 – 23:59 Koncert festiv me të ftuar special këngëtaret e muzikës së lehtë Soni Malaj dhe
Rovena Ibrahimi, dhe këgëtarët e muzikës popullore Avni Lushka dhe Lulzim
Qose në Pedonalen e Qytetit.

E Diel, 20 Gusht 2023
09:00 – 12:00 Panair kulinarie dhe artizanal me produkte vendase, në Qendër të Qytetit.
09:00 – 11:00 Lojra për fëmijë me animatorë Italian, në Qendër të Qytetit.
10:00 – 14:00 Vizitë në Kanionin e Holtës, ecje përgjatë kanionit, nisja në Qendër të Qytetit.
10:00 – 16:00 Kayak në Liqenin e Banjës, në fshatin Drizë, te lapidari.
20:00 – 21:00 Kinema verore, film shqiptarë, në Pedonalen e Qytetit.
21:00 – 23:59 Koncert festiv nga Urban Band, Eranda Libohova dhe Mehdi Zena, në
Pedonalen e Qytetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy