Poeti shqiptar laureat/ Zgjedhja e Rudolf Markut pritet me polemika

Poeti shqiptar laureat/ Zgjedhja e Rudolf Markut pritet me polemika

Zgjedhja e Rudolf Markut të premten si “Poeti Shqiptar Laureat” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka ngjallur polemika. Studiuesi Lisandër Kola, ka kritikuar përzgjedhjen e jurisë, pasi sipas tij ky vlerësim i ka shkuar “nji prej trubadorëve ma të shquem të enverizmit”.  Për të argumentuar kontestimin e tij ai publikon disa vargje poetike të Markut, pjesë e vëllimit “Shokëve të mi” të botuar në vitit 1974, ku poeti ndër të tjera shkruan me nota të rënda kundër fesë katolike. 
Statusi i plotë i Lisandër Kolës:
“Urime Komitetit për koherencën e shpalljes së Poetit Laureat.
Urime bakshishaxhisë që me ‘të falunat’ e djeshme muer çmimin e sotëm.  Urime historike të gjithë atyne që ishin në anën e duhun të historisë gjatë diktaturës. 
Urime nji prej trubadorëve ma të shquem të enverizmit, që sot ka nderin me pasë nji kunorë lari. 
Urime të gjithë gegëve në anëtarësi, kandidatë, përpajtues e neglizhentë për këtë kompeticion.
Urime shtetit shqiptar që gjuhën ofensive dhe krimnxitëse e cilëson të përshtatshme dhe poetike.
Urime të gjithë katolikëve të Shqipnisë me funksione publike që pranuen nji xhelat poetik të diktaturës komuniste shqiptare. 
Urime Shqipnisë dhe të Lumnuemve të saj, që po shohin laureat nji prej vjegëzave ma të randësishme antiklerikale. 
Urime për atë çka asht e qëndrueshme tek njeriu: komunizmi, dhe jo e vërteta. 
Urime të gjithë (ish)kolegëve që në inboxe më shkruejnë ndryshe për fituesin e PL e nësa fituesit i thurin lavde.
Urime atyne që heshtin për histori që i dinë ma mirë sesa ne. 
Urime brezit monist për triumfin e radhës. Dozoti nga ‘fitorja në fitorje’.
Urime poezisë shqipe, që ka me qenë simbas kutit të nji propaganduesi ideologjik. 
Urime të gjithëve për shëmtinë që batë!
E dashtun Musine, sot shamia jote e zezë asht ma e zezë se kurrë”, shkruan Kola.
Juria që vendosi emrin e  poetit laureat, u kryesua nga shkrimtari dhe poeti Besnik Mustafaj,  ndërsa si anëtarë të tjerë ishin botuesja Arlinda Dudaj, Agron Gjekmarkaj, zv.Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në UT, profesorja dhe poetja Viola Isufaj, dhe kritiku Agim Baçi.
Marku, pati përballë në finale emra si Luljeta Lleshanaku, Mimoza Ahmeti, Natasha Lako,  Ledia Dushi, Agron Tufa, Sadik Bejko, Bardhyl Londo, Preç Zogaj dhe Visar Zhiti.
Ndërsa gara në fillim të tetorit nisi me 25 kandidatë, mes të cilëve ishin edhe Flutura Açka, Primo Shllaku, Skënder Buçpapaj, Petrit Ruka etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy